INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lawrence mbahet në burg për 5 orë

Jennifer Lawrence mbahet në burg për 5 orë

Publikuar më: 14:00 22-05-2016

Kurrë mos e gënjeni policinë

. Aktorja jennifer Lawrence i ka cuditur të gjithë me rrëfimin e saj të fundit. Ajo ka treguar se si e kanë mbajtur në një burg të vogël për  5 orë pasi ajo gënjeu për dokumentat e identifikimit. ‘Cfarëdolloj gjëje të bësh, mos iu thuaj atyre që ke ardhur këtu për punë. Thuaju që ke ardhur të punosh’; kanë qenë këto fjalët që regjisori i filmit i ka thënë aktores. Ndërsa vetë Jennifer ka shpjeguar se  sapo arriti në Londër për audicionin e filmit ‘ X Men’, autoritetet vunë re që pashaporta e saj kishte skaduar.

 

Në momentin që i kanë kërkuar të gënjejnë, aktorja ka menduar me vete; ‘ O Zot më duhet të gënjej policinë’. Por edhe fakti të qënit aktore, nuk e ka ndihmuar aspak Lawrence që të mbante ‘lojën’ kur autoritetet e pyetën se pse po e vizitonte Londrën. ‘Pasi më pyetën pse kisha ardhur, ju thashë se kisha shkuar  për të martuar vëllain, por pastaj më këruan ftesën e dasmës të cilën unë nuk e kisha. U thashë që unë nuk duhej të isha fare këtu sepse nuk kasha vizë dhe pashaporta kishte skaduar. M’u desh të rrija për 5 orë në një burg  derisa erdhën më morën’, tha fituesja e cmimin Oscar.

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498