Jennifer Lawrence pozon topless për revistën Harper’s Bazaar.
Por duket se fotot provokuese nuk janë e vetmja arsye për të cilën ajo është bërë pjesë e numrit të majit të revistës së njohur amerikane. Në intervistën e dhënë për të, ajo kritikon imazhin që Hollywood përcjell për trupin e femrave, duke kërkuar gjithmonë pamjen supersexy në vend të asaj normale. Bukuroshja 25 vjeçare është shprehur se dëshiron që të ketë një trup normal dhe të mos gjykohet për këtë fakt. Ajo vazhdon duke treguar se gjithmonë është konsideruar si e mbushur dhe me forma, kur në të vërtetë gjatë shumicës së kohës është nënpeshë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë problem pasi Jennifer rrëfen se thjesht bën ushtrime më shumë se pjesa më e madhe e femrave. Dhe duket se nuk po funksionon.