INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez e kompletuar në çdo aspekt, bizhuteritë e saj do iu lënë pa fjalë [FOTO]

Jennifer Lopez e kompletuar në çdo aspekt, bizhuteritë e saj do iu lënë pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 16:00 03-11-2017

Jennifer Lopez, padyshim që është një ndër femrat me të famshme në botë. Ajo na ka mahnitur gjithmonë me thjeshtësinë dhe me lukun e saj perfekt.

Gjithmonë e kemi pare të kuruar deri në detaje me veshjen dhe me aksesorët e zgjedhur që ajo përdor jo vetëm në takimet ose festat që shkon, por edhe në jetën e saj të përditshme.

Gjatë kësaj vere, Jennifer Lopez u fotografua në Miami. Aksesorët  dhe veshja e saj ishte shumë të zakonshme në plan të parë, një bluzë e thjeshtë, një palë streçe dhe një palë atlete Nike sportive, por përzgjedhja e çantës së palestrës ishte një aksesor shumë i bukur që e hijeshonte shumë veshjen e saj. Bëhet fjalë për çantat e prodhuara nga kompania ‘Hermes’. Kjo gjë na vërteton se diva e muzikës pop e sjell modën në çdo aspekt të jetës së saj.

Ditën e sotme Jennifer Loppez u fotografua në New York City, ajo që ra në sy ishte stili i saj, ajo dukej shumë e kuruar në çdo aspekt, qoftë nga stili, veshja, aksesorët dhe makeup-i.

Ajo që ra më shumë në sy kësaj radhe nuk ishte çanta ose ndonjë aksesor tjetër, por ishte ‘gota’ që mbante në dorë.

Gota që mbante në dorë ishte një aksesor luksoz i mbushur me kristale që shkëlqenin, gjë që binte shumë në sy dhe i shkonte dhe veshjes që ajo kishte zgjedhur.

Shikoni foton e mëposhtme për më shumë:

 00-story-image-jlo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046730041503906