Ndoshta këto janë Krishtlindjet më të ngrohta që ka festuar ndonjëherë Jennifer Lopez.
Këngëtarja pas ndarjes nga ish partneri i saj, Casper, i është përkushtuar toalisht dy fëmijëve duke kaluar edhe më shumë kohë me ta. Madje këto Krishtlindje vajza nga Bronxi ka vendosur t’i kalojë edhe me mamanë e saj dhe është pikërisht kjo e fundit ajo që e ka bërë atmosferën edhe më të bukur duke i kënduar nipit dhe mbesës këngë Krishtlindjesh. Ambient i zbukuruar deri në detaj që përcjell aromë festash, të vendosur pranë oxhakut; kjo ë shtë panorama perfekte që tregon se familja Lopez po i përjeton në mënyrën më të gëzuar të mundshme Krishtlindjet dhe këto përjetime Jennifer i sjell nëpërmjet kësaj videoje.