INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez mahnitëse në Londër

Jennifer Lopez mahnitëse në Londër

Publikuar më: 12:09 10-04-2016

Ajo aktualisht po viziton kryeqytetin anglez me dy fëmijet e saj. Por Jennifer Lopez mori pak pushim nga detyrat e saj si mama, duke e lënë vajzën Emme dhe djalin Maximilian në duart e sigurta të skuadrës së saj personale për të shijuar një natë jashtë në Claridge's një ndër vendet me “të nxehta” të Londrës, të shtunën, në darkë. 

Anëtarja e Jurisë në emisionin "American Idol" na dhuroi një leksion në stilin e veshjes pa shumë mundim. 46 vjeçarja, i fshehu linjat e saj prej kërcimtareje, duke veshur një bluzë dy ronëshe qe kishte një jakë forme V dhe një pjesë përpara të shkëlqyeshme. Ajo e kombinoi bluzën e gjërë me një palë pantallona të zeza, te gjera, ndërsa takat që duken veç gishtat e bënin të dukej edhe më e gjatë edhe elegante.

Aksesori i vetëm për të cilin kishte nevoje ishte një çantë Chanel prej lekure të cilën e mbante në njërën dorë. Jennifer dukej shumë mahnitese, duke dhënë një rrezatim edhe prej një make up-i profesional. Këngëtarja e hitit "Aint your mama" kishte një model flokësh praktik duke i kapur flokët e saj të gjata brune bisht.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602