INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez “mollë sherri” mes Mariah Carey dhe Demi Lovato [FOTO]

Jennifer Lopez “mollë sherri” mes Mariah Carey dhe Demi Lovato [FOTO]

Publikuar më: 15:59 17-06-2016

Ajo është e njohur për baladat e saj  por së fundmi ka arritur të nxehë fansat më besnikë të këngëtares Mariah Carey.

E gjitha nisi kur Demi Lovato  ka komentuar në një meme të postuar në Instagram në të cilën krahasohej Ariana Grande me Mariah Careyn. “Kur e porosit atë online VS kur ajo arrin. Je në rrugën e gabuar zemër”, ka komentuar Demi në këtë foto.

Ndërsa ka sqaruar pak më vonë duke  thënë se nuk i pëlqen mënyra sesi  Mariah Carey e ka trajtuar Jennifer Lopez-in  sistematikisht  duke hedhur hije mbi të.

“ Mariah është një legjendë dhe është aq e talentuar,  por vazhdimisht hedh hije mbi njerëzit ashtu siç ka bërë edhe me Jennifer Lopez.

Ndërsa Ari nuk ka bërë asgjë të gabuar”, u shpreh Demi. Vetëm pak minuta më vonë, Mariah e ka sulmuar Demin në faqen e saj te instagramit me kritika dhe emoji të panumërta.  Muajin e kaluar, Mariah u përpoq të sqaronte komentet e saj famëkeqe për J.Lo duke këmbëngulur së vërejtjet e saj thjesht ishin keqkuptuar. 

Article Logic
Execution time: 0.003328800201416