INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez na rrëfen të pathënat për presionet që i janë bërë në karrierë...[FOTO]

Jennifer Lopez na rrëfen të pathënat për presionet që i janë bërë në karrierë...[FOTO]

Publikuar më: 14:04 26-12-2017

Jennifer Lopez është aktualisht një nga “yjet” më të veçantë të “Hollywood” e njohur për format e saj trupore që shumë vajza do ti kishin zili.

Sipas asaj që na rrëfen edhe Jennifer duket të jetë përballur me standardet e vështira të bukurisë në kohën kur ka nisur karrierën e saj.

"Më thoshin pa pushim të dobësohesha, unë isha balerinë, atlete, por madje dhe menaxheri im në atë kohë, që tashmë nuk punon më me mua, më thoshte që duhet të humbisja peshë, që duhet të isha më e dobët.", ka thënë Lopez.

Jennifer Lopez nuk i ka dëgjuar këto këshilla dhe mesa duket ka vepruar mirë sipas saj.

"Unë u thosha Jo. Nëse humbas më shumë peshë, nuk do jem më unë.' Më kuptoni çfarë dua të them?"

Gjithashtu J.Lo ashtu si thirret nga fansat e ka treguar historinë e saj sepse një fanse i tha që tani nuk vinte më pulovra rreth belit falë vetëbesimit që kishte këngëtarja.

"Ishte një luftë. Ishte pa diskutim e tillë, ndaj më vjen mirë që ka ndihmuar dikë në një farë mënyre sepse në fund unë po përpiqesha të isha vetvetja pa tentuar asnjëherë të hyja në kallëpin e dikujt tjetër", thotë Jennifer.

Këngëtarja gjithashtu ka përkrahur lëvizjen aktuale të pranimit të trupi.

"Tani është kohë tjetër, që për mua është e mrekullueshme ta shoh, kur pranohen ndryshimet tona. Tani vlerësohet diversiteti. Pranohen ndryshimet në trup, apo në raca.", ka rrëfyer Jennifer Lopez.

Sido që të jetë mesazhi është i qartë. Ndihuni mirë me veten dhe mos dëgjoni se ç'thonë të tjerët për aparencën tuaj.

dklgfn_2903.jpg

sgrj_9034.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333