Një jetë në skenë dhe gjithmonë na ka mahnitur me performancat e saj!
Jennifer Lopez është një ndër këngëtaret më të mira, më të dashura e kjo ndoshta edhe prej performancave të saj elektrizuese me të cilat e lë me gojë hapur publikun e gjërë. Mirëpo mesa duket “syri i keq” e ka kapur atë dhe performanca në Las Vegas e 47-vjeçares nuk ka shtuar ashtu siç duhet! Mbrëmjen e fundit mbretëresha e muzikës ka kaluar një moment të vështirë, pasi është shtrirë në shpinë për të performuar po ka ngelur ashtu pa mundur të ngrihej.
Është dashur ndërhyrja e tre balerinëve për ta ngritur sërish këngëtaren latine.
E ndrydhur siç ishte, çizmet e saj zbuluan se kishte një fashë gjuri në këmbën e djathtë, një provë kjo që ndoshta i është dashur ta mbajë për performancën e saj gjatë spektaklit. Por energjike si gjithmonë, ylli i muzikës duket se nuk u dëmtua pasi vazhdoi pjesën tjetër të shfaqjes pa asnjë problem.
Epo mosha dhe dëmtimi kanë bërë punën e tyre!