Më në fund dikush ka vendosur të tregojë të vërtetën.
Prej pak kohësh kane nisur zërat se Jennifer Lopez mund të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, nga lidhja me balerinin Casper Smart. Por ja që faktet vërtetojnë komplet të kundërtën. Ka qenë vetë miku dhe menaxheri i këngëtares 47-vjeçare, Benny Medina, ai i cili ka deklaruar për TMZ se asnjë raportim rreth shtatzanisë nuk është i vërtetë. Madje për të hedhur poshtë njëherë e mirë zërat, Medina i ka dërguar TMZ disa foto të Lopez të shkrepura mbrëmjen e kaluar pas një koncerti të saj në Las Vegas. Dhe duke parë fotot mëposhtë, bindemi se linja të tilla nuk janë kurrësesi ato të një femre shtatzënë!