Është përfolur se Jennifer Lopez ka siguruar të pasmet për një shumë të madhe parash, dhe jo më kot ka qenë dhe është një ndër femrat më të njohura në botë për të pasmet bombastike. Edhe pse 47 vjeç, ajo na tregon nga dita në ditë se është më seksi se sa kur ishte më e re, dhe kjo nuk është e vështirë për ta besuar kur pamë videon e fundit të JLo të postuar në Instagram. Nën ritmet e muzikës latine “J Balvin-Ginza”, në shoqërinë e miqve të saj, Jennifer tund të pasmet, duke ngacmuar kështu imagjinatën e meshkujve. “Kur nuk e di që shoqja jote po të filmon...por je e lumtur që po qesh”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.