INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez u kërkon falje publikisht fëmijëve [FOTO]

Jennifer Lopez u kërkon falje publikisht fëmijëve [FOTO]

Publikuar më: 17:36 29-05-2016

Jennifer Lopez ndihet një mami fajtore, kur ajo e kalon gjithë kohën në punë. Aktorja e “The Shades of Blue”, e cila ka dy fëmijë binjakë 8 vjeçarë, Max dhe Emme, me ish-burrin e saj Marc Anthony, e urren faktin të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fëmijëve.

Bukuroshja 46 vjeçare tha për një episod të ri të “Actors on Actors” se nqs ajo “humbet” në punën e saj, ndihet fajtore. Jennifer tha gjithashtu se ndihet aq fajtore saqë bëhet shumë konfuze, dhe gjërat e para që më vijnë në mendje janë: “Oh zot, kanë kaluar 7 orë dhe akoma nuk i kam kontrolluar ata. Çfarë nuk shkon me mua? Çfarë nëne je ti?”

Këngëtarja e “Ain’t your mamma” shpërndau një foto me djalin e saj Max në Instagram, ku ata dukeshin se po kalonin një kohë të mirë në shoqërinë e njëri tjetrit, dhe përbri fotos kishte shkruar: “ i vogli im duke u kujdesur për mamin para show-t”.

 

Jlo thotë se fëmijët e saj e vizitojnë atë gjatë xhirimeve të “Shades of Blue”, dhe se kanë një dhomë aty ku vijnë pas shkolle. “Emme-s i pëlqën ti shikojë shfaqjet, ndërsa Max është ndryshe, ai dëshiron të shkojë në shtëpi, të shikojë Teen Titans Go”. Mbi të gjitha ajo shprehet e lumtur se fëmijët e kuptojnë atë. 

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162