INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez viktimë dhune?!

Jennifer Lopez viktimë dhune?!

Publikuar më: 10:59 18-03-2016

Jennifer Lopez shpërtheu në lot ndërkohë që po afrohet fundi i spektaklit të talenteve, American Idol.

Më shumë se sa për ditët finale të spektaklit, ajo duket se nuk mundi të mbajë veten kur në skenë u ngjit pretendentja kryesore La'Porsha Renae. Kjo e fundit këndoi një këngë dedikuar gjithë viteve që iu desh të duronte dhunën në familje dhe ia doli mbanë të mbijetonte. Artistja 46 vjeçare kapitulloi në këto çaste të ngarkuara, duke thënë se “të gjithë kemi kaluar situata të tilla”. Histori të tillë janë gjithmonë tronditëse, por duket se kur i ndodh një personazhi vip ato bëhen edhe më prezente, duke e tronditur publikun. Rasti i Jennifer nuk është i parë dhe fatkeqësisht, me shumë mundësi, nuk do të jetë as i fundit. Por për sa kohë ekziston arti si formë apelimi dhe personazhet të ndjerë si zë i dhimbjes, gjërat edhe mund të ndryshojnë.

Për të vazhduar me American Idol, kujtojmë se La’Porsha ishte konkurrentja e cila fitoi në balotazh me këngëtaren tonë, Lindita Halimi. Fakti që ajo tashmë konsiderohet si pretendente kryesore duhet ta bëjë artisten shqiptare të mos ndjehet dhe aq keq me eleminimin, edhe pse një spektakël talentesh nuk do të thotë ndonjë gjë kushedi. One Direction përfunduan të tretët në X Factor 2010. Kush e mban mend këngëtarin që fitoi atë vit? 

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281