INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez zbulon sekretin e bukurisë së përjetshme. Ja çfarë konsumon 49 vjeçarja…[FOTO]

Jennifer Lopez zbulon sekretin e bukurisë së përjetshme. Ja çfarë konsumon 49 vjeçarja…[FOTO]

Publikuar më: 08:46 19-12-2018

Si i'a arrin Jennifer Lopez të duket dhe të ndihet e mahnitshme në moshën 49 vjeçare?

“E gjitha ka të bëjë me një stil të shëndetshëm të jetesës”, ka treguar Lopez për prestigjiozen ‘PEOPLE’.

Super ylli i shmang dietat dhe ushtrimet rigoroze, por bën gjumë të mjaftueshëm 7 deri në 9 orë brenda nate dhe konsumon sasi të mëdha të ujit.

Kur është fjala për ushtrimet fizike, Lopez vallëzon në studion e saj dhe e kombinon rutinën ushtrimore me joga dhe me peshëngritje.

Sa i përket shprehive të ngrënies, ylli i ‘Second Act’ i jep vetes leje t’i shijojë ushqimet e ndryshme.

dhjfhk.JPG

 

“Nuk jam e përsosur në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme. Por, nëse ndihem se e kam tepruar për disa ditë ose dua t’i heq disa kilogramë, atëherë përgatis shejk proteinash në mëngjes dhe një në mbrëmje”.

45ysrtusrt.JPG

Ajo gjithashtu tregon se shejku i saj i preferuar përbëhet nga gjalpi i lulediellit, pluhuri me proteinë çokollate dhe me banane.

Përveç ushqimit dhe fitnesit, ajo pamjen e saj fizike ia dedikon edhe paqes shpirtërore. Lopez mediton rregullisht.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098