INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH-se, Sonila Qato: Jam në një pozitë të vështirë

Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH-se, Sonila Qato: Jam në një pozitë të vështirë

Publikuar më: 14:57 19-09-2019

9 muaj pas emërimit si drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen.

Njoftimin për dorëheqjen e saj Qato e dha përmes një postimi në facebook ku tregon se ka dhënë dorëheqjen për shkak të akuzave të kompanisë "Gjoka Constructrion"

"Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore. Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht" shkruan Qato në facebook.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225