INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jep dorëheqjen drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Mike Dubke

Jep dorëheqjen drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Mike Dubke

Publikuar më: 13:52 30-05-2017

Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pasi është punësuar nga Presidenti Donald Trump. Mike Dubke, një strateg republikan me përvojë, u angazhua në muajin mars për të ripërtërirë strategjinë e medias së Shtëpisë së Bardhë. Edhe pse duket se ekipi i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë do të riorganizohet pas dorëheqjeve thuhet se, sekretari, Sean Spicer do të mbajë pozicionin e tij, por do të ketë më pak njoftime për median. Dubke po largohet me mirëkuptim, sipas Axios News, një faqe interneti e politikës, e cila njoftoi e para largimin e tij. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se Dubke kishte rënë dakord të qëndronte në detyrë deri sa Trump të kthehet të shtunën nga udhëtimi i tij jashtë shtetit në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. "Ai ka shprehur dëshirën e tij për të lënë Shtëpinë e Bardhë dhe e bëri shumë të qartë se kjo do të ndodhte pas udhëtimit ndërkombëtar të presidentit,"shkruan Fox News. 

Drejtoria e Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë është kthyer në 'Dhomë lufte'

Presidenti Trump raportohet se ka qenë i irrituar me njoftimet e Shtëpisë së Bardhë lidhur me hetimet që kongresi dhe FBI-së ndërmorën për të zbuluar nëse zyrtarët e tij të fushatës bashkëpunuan me një komplot të pretenduar të Kremlinit për ta ndihmuar atë të fitojë presidencën. Kohët e fundit Trump hodhi idenë e heqjes së informimit të përditshëm me lajme duke e zëvendësuar atë me daljen e tij, çdo dy javë.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393