INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç

Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç

Publikuar më: 11:05 26-10-2016

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk do të kandidojë për kryeministër pas fitores në zgjedhjet e 16 tetorit. Pas tërheqjes, socialdemokratët e zgjodhën krahun e tij të djathtë, Dushko Markoviç për të formuar qeverinë e re.

Për të tretën herë në karrierën e tij të gjatë politike, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tërhiqet nga posti. Por askush nuk jep garanci se ai do të rikthehet në krye të vendit të vopgël ballkanik në një të ardhme të afërt. Radiotelevizioni shtetëror i Malit të Zi njoftoi se Gjukanoviç nuk do të jetë më kryeministër, pavarësisht se fitoi zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit. Ai nuk rikandidoi dhe socialdemokratët zgjodhën krahun e tij të djathtë Dushko Markoviçin për të formuar qeverinë e re. Arsyet pse Gjukanoviç nuk rikandidoi janë ende të paqarta, pasi deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Por nga drejtimi i vendit, politikani më jetëgjatë malazez është tërhequr edhe dy herë të tjera. Një herë kur Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006 dhe një herë tjetër në vitin 2010, dy vite pasi ishte rikthyer në politikë si kryeministër. Nuk dihet nëse do të ketë një herë të tretë të rikthimit të tij në politikë, tani që vendi pret ratifikimin e antarësimit në NATO. Tërheqja e Gjukanoviçit erdhi pak orë pasi ai vetë akuzoi Rusinë për se kishte organizuar atentatin e dështuar ndaj tij, ditën e zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit. Politikani 54-vjeçar ka një karrierë 25 vjeçare në krye të vendit, ndër të cilat 4 vite si president dhe 19 vite si kryeministër.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951