Hoyt Bryan Yee, zv/ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Al Jazeera Balkan. Në përgjigjen e dërguar nga DASH për Al Jazeera shkruhet se Hoyt Yee ka vënë në dijeni kolegët e tij për largimin nga posti të cilin e mbante që nga viti 2013. Mediat lakojnë emrin e ish shefit të OSBE-së në Bosnje- Hercegovinë, Jonathan Moore, si zëvendës të tij.
Yee pritet të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një nga vendet e Ballkanit perëndimor e mediat serbe theksojnë se do të jetë pikërisht Sarajeva.