INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet çmimi Nobel për Paqen, shkon për demontimin e armëve nukleare

Jepet çmimi Nobel për Paqen, shkon për demontimin e armëve nukleare

Publikuar më: 12:16 06-10-2017

Organizata kundër armëve bërthamore e njohur si ICAN, u shpall fituese e çmimit “Nobel për Paqe”. Juria vlerësoi se ICAN risolli në vëmendje pasojat dhe kërcënimin që paraqesin armët bërthamore per boten.

ICAN është një koalicion i organizatave joqeveritare i përbërë nga 100 shtete që ka ndërmarrë fushatën kundër armëve bërthamore. Puna ka nisur 10 vite më parë dhe sot organizatës i janë bashkangjitur 468 grupe partnere në dhjetëra shtete.

Komiteti i cili dha çmimin “Nobel” për Paqe u bëri thirrje të gjitha shteteve të armatosura që të nisin negociatat për të eliminuar 15.000 armë bërthamore që gjenden në botë. ICAN ka qenë aktori kryesor i shoqërisë civile në përpjekjet për të arritur çarmatosjen.

Për vitin 2017 për çmimin “Nobel për Paqe” u nominuan 318 kandidatë. Mes tyre ishin Presidenti i SHBA Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, Kancelarja Angela Merkel, Papa Francesku, Editori i gazetës turke Cumhuriet, Can Dundar, UNHCR, Ministri i jashtëm iranian Javad Zarif, Shefja e Politikës së Jashtme në BE Mogherini, apo edhe Eduard Snoëden, apo edhe Mbrojtja Civile Siriane e njohur ndryshe si Helmetat e Bardha.

Article Logic
Execution time: 0.0023870468139648