Moderatorja Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë dje në banesën e saj në Tiranë ku jeton me qera .
Adela është përcjellë sot për në banesën e fundit, në qytetin e lindjes, Kavajë. Homazhet janë mbajtur në orën 12.00 në kinemanë e këtij qyteti ku miq, shokë, të afërt e kolegë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit. I pranishëm ka qenë edhe ish partneri i saj, Bjordi Mezini i cili i dha lamtumirën e fudnit 31 vjeçares me një dedikim të ndjerë.