INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet masa e sigurisë për dy mjekët që ishin në turn kur humbi jetën Aida Çajka dhe foshnja

Jepet masa e sigurisë për dy mjekët që ishin në turn kur humbi jetën Aida Çajka dhe foshnja

Publikuar më: 12:12 20-09-2016

Gjykata e Tiranës ka thënë sot fjalën e saj në lidhje në arrestimin e dy mjekëve që ishin në turn kur ndodh ngjarja e rëndë në Maternitetin Koço Gliozheni, ku humbi jetën nëna dhe foshnja në bark.
Për mjekët Helidon Klosi dhe Dritan Deçka u dha masa detyrim paraqitje, pra ata do gjykohen në gjëndje të lirë deri sa ekspertiza mjeko – ligjore të përfundojë raportin në lidhje me vdekjen e nënës dhe bebes. Avokatët e mjekëve kanë deklaruar se gruaja kishte 5 muaj pa bërë asnjë analizë. Në gjykatë mjekët kanë sqaruar dhe ngjaren duke hequr përgjegjësinë.

“Nuk është përgjegjësia jonë sepse ne nuk kemi konstatuar probleme të barrëlindjes. Duke mos patur aparatura dhe specialistë të mirëfilltë e pamë të arsyeshme ta nisnim në qendrën multidisiplinare. Por ne nuk kemi skaner dhe aparatura për të përcaktuar shkakun dhe gjakderdhjen. Nuk mund të ndërhynim. Abdomeni akut ka disa shkaqe të njohura dhe të panjohura. Ne kemi menduar që në qendrën multidisiplinare mund t’i jepej ndihmë më e shpejtë sepse ka edhe specialistë. Pranë maternitetit nuk ka kirurg, kardiologë apo mjekë të specialiteteve të tjera”, kanë thënë ata.

Më herët prokuroria për mjekët kërkoi masën e sigurisë 45 ditë burg deri në daljen e përfundimeve shkencore, kurse avokatët e tyre kërkuan shpalljen të paligjshëm të arrestimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881