INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet masa e sigurisë për Klement Balili, ja çfarë ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda [VIDEO]

Jepet masa e sigurisë për Klement Balili, ja çfarë ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda [VIDEO]

Publikuar më: 18:16 17-01-2019

I ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i shoqëruar nga avokatët e tij Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi ku është njohur me masën e sigurisë.
Balilit i është komunikuar masa e sigurisë "arrest me burg".

Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë Balilin në trafikun e drogës. Kujtojmë që i ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit" iu vetëdorëzua Policisë dy ditë më parë, pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo kishte mbyllur hetimet dhe kishte dërguar dosjen për gjykim.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604