INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet masa e sigurisë për trajnerin e Kombëtares së femrave

Jepet masa e sigurisë për trajnerin e Kombëtares së femrave

Publikuar më: 15:18 24-09-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 6 pjesëtarët e “Grupit Bajri”, mes tyre edhe trajnerin e Kombëtares së femrave, Armir Grimën, i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër.

Grima akuzohet për manipulim të rezultatit të ndeshjeve sportive, pas përgjimeve të bëra. Arrest me burg është masa e marrë nga kjo Gjykatë për trajnerin shkodran.

Arrestimi i Grimës është bërë pas përgjimeve, ku ka rezulttuar se ai ka pasur kontakte me pjesëtarë të “Grupit Bajri” për ndeshjen Tërbuni-Vllaznia B. Pas vendimit të sotëm, pritet që avokatët e Grimës t’i drejtohen Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. E njëjta masë është marrë edhe për ish-portierin e Besëlidhjes, Fabiol Rexhepin.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664