INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet paralajmërimi, kujdes nga mashtrimi me transfertat e parave

Jepet paralajmërimi, kujdes nga mashtrimi me transfertat e parave

Publikuar më: 16:04 05-08-2019

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dhënë alarmin për shtimin e rasteve të mashtrimeve financiare  nëpërmjet ndërhyrjeve në email në dëm të individëve, bizneseve apo klientëve të ndryshëm të bankave.

Ky fenomen është konstatuar gjerësisht në Tiranë, por dhe në disa qytete të tjera të vendit ku humbjet janë të konsiderueshme si për individët ashtu edhe për bizneset.

Personat të cilët kryejnë këtë veprimtari përdorin adresa dhe mesazhe të rreme në emër të bankave apo dhe subjekteve të tjerë që shesin produkete apo shërbime.

Emailet e rreme i njoftojnë klientët që për arsye auditi apo probleme fiskale duhet të ndryshojnë  të dhënat e llogarive bankare dhe konkretisht numrin identifikues IBAN.

Në këtë mënyrë klientët bien preh e mashtrimit dhe kryejnë pagesa në një tjetër llogari bankare që kontrollohet nga personat e përfshirë në aktivitetin e jashtëligjshëm.

Të dëmtuarit kuptojnë që kanë qenë viktimë mashtrimi vetëm pasi pagesa rezulton se nuk është bërë ose malli i porositur nuk dorëzohet.

Në këto raste pala e dëmtuar nuk ka mundësi rikuperimi të pagesave që ka kryer, pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit të cilët fshehin identitetin.

Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave apelon qytetarët që para se të kryejnë veprimet të kryhet një komunikim paraprak me telefon me kompanitë partnere për tu siguruar që ndryshimet janë bërë për arsye legjitime dhe miratohen prej tyre paraprakisht, përpara se të vijohet me transferimin e vlerave monetare.

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652