Para pak ditësh reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Ledri Vula dhe Rita Ora u fotografuan së bashku. Dy shqiptarët nga Kosova ndodheshin në Zyrih të Zvicrës për të performuar në festivalin e njohur Alba Festival.
Foto e Ledrit dhe Ritës bëri xhiron e rrjetit dhe theu rekord pëlqimesh në Instagramin e reperit e sigurisht që nuk mund të kalohej pa komentuar. Një koment e la edhe e ëma e Rita Orës e cila shkroi: Ani zemra! Aëëë” dhe Ledri ia ktheu: “Po përshtatet bre”.
Por siç duket fansat e artistëve kanë një kërkesë për nënën e Ritës, por ajo as që nuk e ka ndërmend të ndërhyjë në diçka të tillë edhe pse gjithçka ishte në kuadër të shakasë.
Një fanse i komentoi: “Jepja çikën oj ingje!”
“Ingja i mban çikat për veti hahah”, ia kthen Vera Ora duke qeshur.