Siç edhe pritej vendimi i Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet dhe për të zhvendosur ambasadën nga Tel Aviv ka shkaktuar reagime të forta.
Grupi palestinez Hamas u shpreh se një vendim i tillë hap portat e ferrit. Ndërkohë në Gaza kanë nisur edhe protestat.
Tetë shtete kanë kërkuar ndërkohë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ndërsa BE kërkon që Jeruzalemi të jetë kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës njëkohësisht.
Kancelarja Merkel është shprehur kundër vendimit të Trump, po ashtu edhe Ankaraja e cila konfirmoi se shpallja e Jeruzalemit minon paqen dhe stabilitetin.