INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeruzalemi kryeqytet, vijojnë protestat, SHBA: Për dy vite transferohet ambasada

Jeruzalemi kryeqytet, vijojnë protestat, SHBA: Për dy vite transferohet ambasada

Publikuar më: 16:38 08-12-2017

Sikurse ishte paralajmëruar nuk kanë munguar protestat në Bregun Perëndimor dh Rripin e Gazës të cilët kundërshtojnë vendimin e Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet. Nga përplasjet me policinë e cila ka rrethuar shumë qytete janë shënuar me qindra të plagosur.

Frika ishte e madhe pasi kjo e premte është një ditë falje për shumë besimtarë të cilët mblidhen pranë xhamive për të kryer ritualet fetare.

Në Jeruzalem shumë prej besimatërve muslimanë kanë djegur flamujt izraelitë. Ata gjuani me gurë ushtarët dhe thërrisnin ‘Vdekje Amerikës, vdekje Trump budallait’.Grupi Hamas është më i zemëruari i cili ka bërë thirrje për një kryengritje të re kundër Izraelit.

Përballë trazirave që kanë përfshirë rajonin, presidenti frances Macron bëri thirrje që të ruhet qetësia duke shtuar se SHBA u vetëpërjashtua nga procesi i paqes.Por Donald Trump pavarsisht se është kundërshtuar nga shumë vende të botës, vijon të mbrojë qëndrimin e tij. Në një postim një rrjetin social tëitter ai shprehet se thjesht mbajti një premtim elektoral, një premtim që të tjerët nuk ditën ta mbanin.

Madje postimi i Kreut të Shtëpisë së Bardhë është shoqëruar edhe me një video ku shfaqen ish presidentët nga Bill Clinton deri tek Obama të cilët shprehen se e kanë pranuar Jeruzalemin kryeqytet të Izraeilit, por në fakt nuk e kanë njohur asnjëherë zyrtarisht.

Vetë sekretari ametikan i shtetit Rex Tillerson u shpreh se zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem do të zgjasë dy vite ndërsa theksoi se statusi i fundit i qytetit do të përcaktohet me negociata mes Palestinës dhe Izraelit.

Tashmë nuk bëhet më fjalë për t’i dhënë një shtysë bisedimeve të paqes, por si mund të pengohet shpërthimi i një dhune të re. Kujtojmë seKryengritja e dytë palestineze kundër Izraelit, e njohur dhe si “intifada al-Aksa’ në shtator të 2000 shkaktoi 4000 të vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322