Aktorja e njohur ka marrë dhuratën më të çmuar në natën e ndërrimit të viteve.
Jessica Alba ka sjellë në jetë fëmijen e saj të tretë, një djalë. Aktorja e quajti vogëlushin Haynes dhe lajmin e gëzuar e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Dhurata më e bukur për të nisur vititn!! Unë dhe Cash ndihemi të bekuar. Haven dhe Honor që tani janë të dashuruara me vëllaçkon e tyre”, shkroi Jessica Alba.
Gjithashtu edhe bashkëshorti i saj, prooducenti Cash Warren, publikoi një foto të ëmbël pranë të birit dhe zbuloi se kjo ishte një lindje e parakohshme. Por Hayes është në gjendje të mirë shëndetësore, gati për një jetë të re në vitin e ri 2018.
“Hayes Alba Warren: Ti po që e dite si ta nisësh vitin e ri! Erdhe pak ditë përpara kohe por s’mund të ishim më të lumtur. Mami jot është gruaja më e fortë që njoh...Je kaq me fat që e ke në krah. Ke dy motra të mrekullueshme, që të adhurojnë që tani dhe e di se do t’u jesh mirënjohës kur të drejtojnë në rrugën e jetës.
Sot, në ditën e parë të jetës tënde, të premtoj se do të të dua, do të kujdesem për ty dhe të të siguroj plot ëndrra për të eksploruar. Mirëseerdhe në familje, i ëmbli im Hayes!”