INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jessica  Alba shijon një “arratisje” në Hawai

Jessica Alba shijon një “arratisje” në Hawai

Publikuar më: 11:36 22-03-2016

Ajo ia arrin mjaft mirë të xhonglojë të qënit në krye të listës si aktore, bashkëshorte, nënë e dy fëmijëve dhe themeluese e kompanisë 1 bilion dollarëshe “Honest”,  të produkteve për kujdesin personal.

Ndaj dhe duket gati e pamundur që Jessica Alba t’i lejojë vetes një “arratisje” të vogël njëherë në kaq kohë.

 

Megjithatë, 34 vjeçarja ka shijuar një ditë relaksi në plazhin e Maui, të hënën gjatë një pushimi të shkurtër Hawaian me bashkëshortin 37 vjeçar Cash Warren  dhe vajzat e tyre Honor dhe Haven, 7 dhe 4 vjeç.

Ajo u shfaq duke luajtur me të shoqin ndërsa i ka lënë vajzat ta mbulonin me rërë më pas. Sigurisht që me lëkurën e ekspozuar në diell, produktet mbrojtëse të përdorura kanë qenë ato të kompanisë së saj “Honest” gjë që është e dukshme në hundën e Haven. Por ndërkohë që ajo vetë nuk ka dyshime në produktet e saj pa kimikate, jo të gjithë e mendojnë njësoj.

Në veçanti kremi mbrojtë ndaj diellit ka qenë ai që është kritikuar më shumë pasi prindër të ndryshëm postuan fotot e fëmijëve të tyre të djegur nga dielli pasi e kishin përdorur atë ndërkohë që kompania ika mohuar këto pretendime.  

Article Logic
Execution time: 0.0043318271636963