IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Jessica Biel tregon detajet lidhur me raportin seksual që ka me Justin Timberlake: I them çfarë dua dhe...

Jessica Biel tregon detajet lidhur me raportin seksual që ka me Justin Timberlake: I them çfarë dua dhe...

Publikuar më: 21:13 08-02-2018

Jessica Biel ka ndërmarrë një tjetër iniciativë, duke dalë disi nga fusha e aktrimit. Tashmë, ajo është fokusuar në ndërgjegjësimin lidhur me raportin seksual në lidhje me shëndetin, e kjo nuk është një nismë që po e aplikon në klasat e gjimnazit apo tetë vjeçares.

Në partneritet me WomanCare Global, Biel po përpiqet të krijojë një seri videosh, që synojnë të nxjerrin në pah kujdesin e treguar ndaj vetvetes gjatë marrëdhënies seksuale.

Duke qenë se ka marrë një iniciativë të tillë ajo nuk ka ngurruar të tregojë raportin e saj seksual me Justin Timberlake.

“Ndihem më e sigurt nëse them të vërtetën. Kam vetëbesim kur i them ‘E di çfarë? Nuk po e ndjej’ ose ‘Kjo më pëlqen’, dhe mendoj se diçka e tillë do guxim dhe kohë për t’u shprehur si duhet”, ka rrëfyer Biel.

Aktorja ka sqaruar se e gjithë kjo nismë po realizohej mbi të gjitha për hir të shëndetit të femrave dhe vetëbesimit të tyre.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030190944671631