Kanye West mesa duket e ka seriozisht që jeta e tij të bëhet film. Reperi i njohur ka qenë në bisedime me mikun e tij, Will Ferrell, dhe biseda e tyre konsiston në realizimin e një filmi komedi duke u bazuar te jeta e Kanye. Një shok i bashkëshortit të Kim Kardashian është shprehur për DailyStar se reperi 39 vjeçar e ka menduar për një kohë të gjatë këtë ide dhe tashmë ai po përpiqet ti bëjë realitet me ndihmën e Will. Siç thotë i njëjti burim, Kanye dëshiron që regjizori i filmit të tij të jetë Adam McKay, drejtori i “The Big Short”, njëkohësisht mik i Will.
Arsyeja është sepse reperi i “The Fade” është fans i bashkëpunimeve të tyre dhe ai e ka shprehur më parë simpatinë që ka për regjisorin dhe aktorin. “ Do doja që Will Ferrel të luante rolin tim në ‘The Kanye West Story’ Mund ta realizoni?”, ka thënë Kanye.
Me siguri West do të ketë një rol, pasi e njeh shumë mirë këtë fushë.