Së fundmi Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të suksesshëm "Sekreti im".
Regjizor i videoklipit u përfol gjerësisht se ishte Eduart Grishaj dhe pasi pamë projektin përfundimtar, të gjithë u bindëm se i dashuri i përfolur i Arbana Osmanit është me të vërtetë i talentuar.
E teksa duket sikur çdo gjë është bërë me thjeshtësinë më të madhe të mundshme, prapaskenat e klipit kanë arritur dhe ekstremet.
Xhensila ka ripostuar një video të regjizorit i cili ka treguar se i është dashur të hypë në dritare duke e mbajtur Besi, për të xhiruar skenën ku Xhensila duket pa grim.