INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jeta është e shkurtër për të mos dashuruar”. Dj Sardi tregon të vërtetën rreth fotos që i zbuloi të dashurën [FOTO]

“Jeta është e shkurtër për të mos dashuruar”. Dj Sardi tregon të vërtetën rreth fotos që i zbuloi të dashurën [FOTO]

Publikuar më: 21:19 14-03-2017

Ai është një ndër Dj më në zë në kryeqytet dhe shpesh herë është në qendër të mediave rozë. Ai ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut jetën e tij sentimentale, por para disa ditësh ai doli nga konturet e privatësisë dhe postoi një foto të një vajze me mbishkrimin romantik “My Sunfloëer”. Por Dj Sardi ka mohuar gjithçka, dhe është shprehur se ajo nuk është asgjë më tepër se një mikeshë e tij.  

 “Nuk është e dashura ime, është një mikesha ime shumë e ngushtë…” – tregon ai për Rudina, duke shtuar se jetën private ka preferuar ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike: “Unë mundohem që jetën private të mos e ndaj me të tjerët, sepse janë ca gjëra që kohët e fundit po ekzagjërohen, edhe me këto portalet. Jam munduar që jeta ime private të mos jetë në fokus të mediave…”

Por pyetjes këmbëgulëse të Rudinës nëse është apo jo i dashuruar, Sardi nuk mund ta mohojë: “Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashuruar… “ – tha ai duke shtuar se të dashurosh është një ndjenjë pozitive, edhe pse e përgjithëson ndjenjën duke thënë “duhet të dashurosh ҫdo gjë.”

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656