Dita e djeshme për Elvana Gjatën dhe familjen e saj ishte një ditë e veçantë. Mamaja e këngëtares festoi ditëlindjen dhe sigurisht, nuk mund të mungonte një urim publik në rrjetet e saj sociale. Elvana ka publikuar një video në ‘Instastory’ të mamasë e saj, ku kjo e fundit shfaqet e ulur në një vend me gjelbërim dhe me një lule të vogël në dorë. ‘Gëzuar ditëlindjen jeta ime’, shkruan këngëtarja.
Elvana from Vimeointv.al on Vimeo.
Pas kësaj, këngëtarja së bashku me mamanë e saj shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës dhe duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Elvana shpeshherë ndodhet jashtë Shqipërisë, e zënë me koncerte, por mesa duket ajo ka vendosur që disa ditë t’i kalojë së bashku me prindërit e saj, në të njëjtën kohë, të festojë dhe ditëlindjen e mamasë si një familje.
elvent from Vimeointv.al on Vimeo.