Bleona Qereti është një nga artistet me karrierën më të gjatë artistike në vend. Ndonëse prej shumë vitesh këngëtarja ka zgjedhur ta vazhdojë këtë rrugëtim në Shtete e Bashkuara të Amerikës, aty ku dhe shpesh herë ka kryesuar toplistat ndërkombëtare, ditën e sotme ajo është kthyer pas në kohë me një përmbledhje të performancave të ndryshme ndër vite në skenën shqiptare.
“Jeta ime në 3 minuta”, ka shkruar Bleona krah postimit më të fundit në ‘Instagram’ ku shfaqet duke kënduar në festivale të ndryshme në vitet 1994, 1995, 1997 e kështu me radhë.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme njëjtë si në çdo postim tjetër të Qeretit. Kujtojmë se së fundmi Bleona ka qenë prezentë në Shqipëri për shkak të premierës së projektit të fundit kinematografik të quajtur ‘Falco’, në të cilin ajo ka një rol protagonist.