Koncesioni për prerjen e pyjeve në zonën e Bulqizës ka bërë që banorët të zhvillojnë dhe ditën e sotme protesta.
Rreth 1.000 banorë kanë dal para bashkisë me pankarta në duar, për të kundërshtuar vendimin.
Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë sportistët e njohur, vëllezërit Keta.
Protesta e sotme kundër shfrytëzimit pyllit 100-vjeçar në Bulqizë, pason atë të zhvilluar disa ditë më parë.
5 ditë më parë ishin gratë e fshatrave të Fushë-Bulqizës ato që protestuan, duke u ngjitur në mal.