INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeta misterioze e gruas së diktatorit Kim Jong-un, një këngëtare, një cheerleader???

Jeta misterioze e gruas së diktatorit Kim Jong-un, një këngëtare, një cheerleader???

Publikuar më: 11:01 29-03-2018

Të gjithë jemi kureshtarë për jetën e shumë prej liderëve botërorë për më tepër kur bëhet fjalë për diktatorët si Kim Jong-un i cili herë pas here kërcënon me testimet e armëve bëthamore. E aq më pak njohim gruan e tij e quajtur Ri Sol-ju.

Por cilat janë disa nga sekretet e jetës së saj e cila sigurisht para mediave është shumë misterioze.
Në vitin 2012 ajo u prezantua si gruaja e Kim Jong –un.

Ajo mendohet se është 28-vjeç dhe ka tre fëmijë, të paktën kështu raporton inteligjenca e Koresë së Jugut.

Ri nuk shfaqet shumë në publik. Ajo është pranë Kim kur ai feston testimin e një rakete e përherë fotografohet e buzëqeshur dhe veshur me fustane me ngjyrë pastel.

Si fillim është raportuar se ajo rrjedh nga një familje elitë i ati profesor ndërsa nëna doktoreshë.

Por shumë pak dihet rreth jetës së saj apo sesi u bë gruaja e njërit prej diktatorëve më të rreptë të kohës.

Por ja disa detaje nga jeta e saj misterioze:

Identiteti i saj u zbulua për herë të parë në korrik 2012

Ajo del shumë rrallë në eventet publike

Martesa mes tyre shumë e paqartë, nuk ka shumë informacione

Sipas raportimeve ajo ka studiuar për këngën e madje ka qënë pjesë e skuadrës së cheerleader.

Ri njihet për shijen e saj dhe preferencat për modën perëndimore. Mban çanta të shtrenjta Dior e Chanel.

Jeta e saj luksoze kritikohet ndërkombëtarisht.

Edhe lindjet e fëmijëve janë mbajtur shumë sekret. Zhduket nga publiku disa muaj

Ri shprehet se Kim është një baba i mirë.

Mendohet se kanë një djalë i cili supozohet të pasojë Kim.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322