Pas tërmetit shqetësues, presidenti Ilir Meta në një përshëndetje në rrjetin social facebook bën thirrje që cdo gjë t’i kthehet normalitetit.
“Mirëmëngjes të dashur miq. Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!” shkruan Meta.
Përshëndetjen e tij Meta e ka shoqëruar edhe me një foto ku duket duke përkëdhelur qenushin e familjes.