Mjafton që të bëni një kërkim të thjeshtë në Instagramin e Morena Tarakut për të parë se kjo e fundit bën një jetë shumë luksoze, por asnjëherë nuk tregon se cilin mashkull ka në krah, duke qenë gjithnjë mjaft e rezervuar. Edhe fotot me familjen i ka të rralla, duke dashur të mbajë një profil më të ulët publik përsa i përket jetës personale.
Por duket se kanë qenë mediat e huaja ato që ia kanë “zbuluar” sekretin Morenës pasi mashkulli me të cilin ajo është e lidhur, është një supermiliarder nga Teerani dhe mediat arabe shkruajnë shpesh për të. Djali quhet Sasha Sobhani dhe i ati i tij është Ambasadori Iranian në Venezuelë. Sasha bëhet shpesh pjesë e mediave arabe për jetën e tij luksoze dhe shpenzimet marramendëse.
Me një kërkim në rrjetin social instagram shohim se Sasha ka publikuar një foto me Morenën ku shkruan: “Lumturia në jetë është të dashurosh dhe të të dashurojnë në këmbim”. Me sa kuptojmë edhe nga fotoja, çifti duken mjaft të dashuruar me njëri tjetrin.