Elvana Gjata bën jetë luksi me avion dhe me helikopter, por kush po e shoqëron?
Pushimet për këngëtaren shqiptare Elvana Gjata në rivierën franceze, duket se kanë përfunduar. Prej disa ditësh, ajo qëndroi në Nice të Francës me partnerin e saj si dhe çiftet Ami – Ermal dhe Almeda – Tolgahan, ku ndoqën nga afër edhe koncertin e divës së muzikës botërore Beyonce.
Përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram”, Elvana Gjata zbuloi se ndodhej në aeroport, për të udhëtuar drejt destinacionit të rradhës me avionin privat.
Siç duket edhe nga postimet, këngëtarja është mysafire në avionin privat të producentit të saj, Poo Bear, të cilin e takoi gjatë pushimeve në Francë. Në video, ajo zbulon se ndodhet në sedilen pas vogëlushit së Poo Bear, për të cilin u kujdes gjatë pushimeve.
Por nuk përfundon këtu sepse ajo ka publikuar edhe video të tjera ku përfshihen xhirot me helikopter dhe shëtitjet me automjetin luksoze.
Pikërisht në këtë video shohim se Elvana nuk është vetëm në automjet. Ajo ndodhet në vendin e shoferit ndërsa pas saj qëndron dikush që e shoqëron dhe që i bën vazhdimisht foto dhe video.
Elvana se s’po e marrim vesh? Që je me producentin Poo Bear e kuptuar, por mos vallë është i dashuri yt ky në makinën luksoze? Po, po, ai që u zbulua “padashje” në videon e Amit?