Partneri i saj është i bindur për femrën që ka në krah dhe në çdo moment e suprizon dhe e “llaston” me dhurata, bukuroheshen Angela Martini. Supermodelja po kalon periudhën më të bukur të jetës se saj teksa duket më e dashuruar se kurrë me partnerin rumun, miliarderin Dragos Savulescu, pavarësisht se nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.
E ka zgjedhur një mënyrë të denjë për t’u rikthyer, pasi ka vendosur t’i përmbledhë të gjitha momentet e saj më të mira të kësaj vere në një video që ka hedhur në Instagram. Shumë romancë e intimitet, shumë luks dhe shumë qejf, e të gjitha këto vetëm brenda muajve të verës, imagjinoni se si kalon Angela gjithë vitin.