INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jetesa pranë rrugëve kryesore, rrit rrezikun e çmendurisë me 12% [Video]

Publikuar më: 18:06 05-01-2017

Shpesh flasim se smogu dhe zhurma janë dy faktorë që ndikojnë për keq në shëndetin e njeriut. Ndaj të gjithë po përpiqen ti largohen jetesës në vende të zhurmshme siç janë qendrat e qyteteve. Por tashmë kjo teori vjen e përforcuar edhe nga shkenca. Shkencëtarët të cilët kanë mbikëqyrur ecurinë e më shumë se gjashtë milionë kanadezëve të rritur, për 11 vjet me radhë gjetën një prirje të qartë për çmenduri, incidencë në rritje tek njerëzit që jetojnë më afër rrugëve kryesore. Krahasuar me ata të cilët i kanë shtëpitë më shumë se 300 metra larg, njerëzit që jetojnë 50 metra afër trafikut të rënduar kishin një rrezik 7 për qind më të lartë të zhvillimit të çmendurisë. Rritja e rrezikut ra në 4 për qind për banorët që jetojnë 50 deri në 100 metra afër një rrugë të populluar dhe 2 për qind në 101 deri në 200 metra. Në më shumë se 200 metra, nuk kishte prova që i lidhnin me rrezikun e alzhemierit apo të sëmundjeve mendore . Të qenit rezident i një qyteti të madh apo lëvizja nga një vend me urban në afërsi të një rruge me trafik shoqërohet me rritjen e efektit. Tek njerëzit që jetojnë më pak se 50 metra larg nga një rrugë kryesore efekti u shoqërua me një rritje 12 për qind të rrezikut për çmenduri. Edhe pse dallimet janë të vogla, gjetjet tregojnë se ekspozimi afatgjatë në ndotjen e ajrit dhe në zhurmat e trafikut mund të kontribuojnë në tkurrje të trurit dhe në dëmtime mentale. Rezultate të tjera, që ka gjetur studimi i kryer nga specialistët e Shëndetit Publik në Ontario tregojnë një lidhje mes çmendurisë dhe ekspozimit ndaj ndotësve të trafikut, dioksidit të azotit dhe grimcave të materialit të zi të krijuara nga motorët me naftë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209