Arben Bilali, ish polici i ekzekutuar sot me 10 plumba në zonën e Tiranës së Re në një atentat të tipit mafioz, ishte bashkëshorti i specialistes për Krimet në Drejtorinë e Tiranës.
Newsbomb.al mëson se Arben Bilali ishte bashkëshorti i specialistes së krimeve, Matilda Bilali.
Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së Bilalit dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje për shkak të detyrës që vetë Bilali ka ushtruar në të kaluarën si oficer i FNSH.
Ndërkaq, Arben Bilali i ka mbijetuar vite më parë një atentati ndërsa në vitin 2010 i kanë ekzekutuar vëllain mundës, Leonard Bilali.
SI NDODHI ATENTATI SOT...