INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky gabim me kodin mund t'iu kushtojë rëndë... Kujdes me iPhone-in tuaj! [FOTO]

Ky gabim me kodin mund t'iu kushtojë rëndë... Kujdes me iPhone-in tuaj! [FOTO]

Publikuar më: 15:20 30-07-2018

Apple njihet për masat e veta të larta të sigurisë. Enkriptimi i smartphonëve të kompanisë është në një nivel shumë më të lartë se rivalët, prandaj siguria është një ndër arsyet që të bëjnë të blesh një iPhone. A e keni mënduar ndonjëherë se si do të ishte nëse këto masa të larta sigurie do të ktheheshin kundra teje.

Epo kjo gjë ka ndodhur me mijëra herë. Ka nga ata njerëz që padashur ndërrojnë gabimisht passcodin dhe më vonë nuk dinë se si të veprojnë. Ka dhe nga ata që bien viktima të problemeve të iOS.

Nëse do të vendosni email pune në iPhonin tuaj, do t'iu kërkohet që të vendosni një passcode të ri me të paktën 6 shifra. Disa njerëz e harrojnë këtë. Po ashtu kur update i ri i iOS instalohet automatikisht, kërkohet të vendoset një passcode i ri. Disa njerëzve i është kryer në xhep updati dhe më pas i është vendosur automatikisht kodi duke iu shtypur në xhep.

Nëse ju ndodh ndonjë nga rastet më lart, mendohuni 2 herë para se të fikni smartphonin. Kur një iPhone ndizet, ai kërkon passëordin, që në këtë rast ju nuk e keni. Thjesht hapeni me Fingerprint, bëjini Back-up dhe më pas bëjini Factory Reset pasi nuk ngelet asnjë mundësi tjetër.

E pabesueshme që diçka kaq e mirë në dukje mund që të bëhet dhe aq e keqe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656