INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jimmy Fallon

Jimmy Fallon "qan" Prince me videon të rrallë

Publikuar më: 10:44 25-04-2016

Kjo ideo ishte larg syve të publikut, të paktën deri tani.

Që nga ndarja nga jeta e një legjende si muzikanti Prince javën e kaluar, nuk kanë munguar homazhet nga gjithë bota e medias dhe në këtë radhë emrash prestigjozë nuk mund të mungonte as Saturday Night Live me Jimmy Fallon. Duke e cilësuar si një nga ikonat aboslute të kohës së tij, Fallon është shprehur se pavarësisht se emra të tjerë mund të jenë shfaqur më shumë në këtë emision, askush nuk mund të krahasohej me artistin e ndjerë. Ai më pas ka publikuar një video-homazh me skena që nuk ishin parë deri tani, me Prince që performonte në një after-party të SNL40, ashtu siç dinte vetëm ai. Edhe pse përkrah emrash të tillë si Beyonce dhe Jay Z, Prince duket se e ka eklipsuar pjesën tjetër gjatë kësaj performance.

Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379