Jo një por gjashtë lëkundje janë shënuar në qarkun Korçë, pas orës 04:30 minuta e në vijim. Lëkundja më e fortë është regjistruar në fshatin Floq, të bashkisë Korçë, duke kapur një magnitudë 5.3 Rihter. Nga këto lëkundje raportohen 4 persona të plagosur dhe disa banesa të dëmtuara. Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë edhe në kryeqytet rreth orës 09:15, por nuk ka informacione për dëme.
Lëkundjet
-Në orën 06:20:49, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.
-Në orën 04:56:40, IGJEUM ka një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.
-Në orën 04:51:57, IGJEUM ka një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.
-Në orën 04:43:11, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.
-Në orën 04:33:11, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.
-Në orën 04:26:17, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.