Ditën e sotme në media qarkulloi me shpejtësi një video e siguruar nga “Revista Who” ku shihet Romeo Veshaj në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde, identiteti i të cilës nuk dihej. Prej disa ditësh ai ndodhet në qytetin katalanas, e fillimisht u tha se shoqërohej nga Aleksia Peleshi, me të cilën përflitet prej kohësh për një lidhje. Mirëpo, videoja romantike tregon të kundërtën.
E kur kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi i kësaj videoje, detaje të reja janë zbuluar nga mediat rozë. Iconstyle.al shkruan se vajza në foto quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në “Instagram” e ka bërë të ditur diçka të tillë. Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjek Romeon në Instagram.
Në rrjetet sociale janë publikuar foto të dy ish-konkurrentëve të shkrepura para pak ditësh ku shihet se ata kanë qenë në të njëjtën ditë me të njëjtët njerëz. E vërteta e lidhjes së tyre është akoma e paqartë, por një gjë është e sigurtë se dyshja gjithmonë di si të na surprizojë. Fansat kanë nisur t’ia atribuojnë ribashkimin opinionistit Arjan Konomi, i cili është bërë shkak disa herë që ata të rregullojnë mosmarrëveshjet dhe shihet po ashtu në të dyja fotot. Megjithatë, mbetet për tu parë si qëndron e vërteta.
Megjithatë, mbetet e paqartë se si janë njohur ata dhe çfarë ka ndodhur mes Romeos dhe Aleksias. Dyshja nuk pranoi asnjëherë se janë bashkë ndonëse mediat raportuan se bashkëjetojnë.