INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jo burg për personat e sëmurë mendor që kryejnë vepra penale, do trajtohen në mënyrë të specializuar'

'Jo burg për personat e sëmurë mendor që kryejnë vepra penale, do trajtohen në mënyrë të specializuar'

Publikuar më: 15:12 26-07-2018

"Jo burg për personat e sëmurë mendor që kryejnë vepra penale", kjo ka qenë deklarata që ministrja e shëndetësisë Ogerta Manasterliu ka bërë në tryezën e organizuar në kuadër të masave të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor që vuajnë dënimin për vepra penale.

Trajtimi i personave me nevoja të veçanta të shëndetit mendor që janë të privuar nga liria për shkak se kanë kryer një vepër penale do të trajtohen në një institucion të posaçëm që do të përshtatet në kushtet e një spitali, me personel të kualifikuar, me qëllim trajtimin dhe rehabilitimin e tyre”, deklaron ministria.

Për herë të parë do të aplikohet masa e bonusit për mjekët psikiatër që punojnë në këto institucione dhe personeli do të jetë pjesë e integruar e sistemit sistemit shëndetësor. “Do të sigurohet që këta persona të trajtohen si pacientë (jo të dënuar) të cilëve u ofrohet shërbim shëndetësor cilësor”, tha Manastirliu.

Por sipas ministres, zgjidhja afatgjatë është ngritja e një Institucioni mjekësor të posaçëm për këtë kategori.

“Qeveria shqiptare është maksimalisht e angazhuar për ngritjen e një Institucioni Mjekësor të Posaçëm sipas standardeve ndërkombëtare, duke reflektuar standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me synim ofrimin e një kujdesi terapeutik dhe human për këta persona dhe posaçërisht adresimin e nevojave të veçanta për grupe vulnerabël, si fëmijët, gratë, etj”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.0052559375762939