Krejt papritur u përhap lajmi se Elvana Gjata kishte një tjetër mundësi për të shkuar në Eurovizion, jo si përfaqësuese e Shqipërisë por e një tjetër shteti. Fanatikët e Eurovizion-it, kanë ngritur në Twitter tezën se Gjata do ta përfaqësojë San Marino-n në Rotterdam.
Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion edhe këtë vit në rrjetin social Twitter, po lakohej shumë emri i Elvana Gjatës.
Pooor, sot është ngritur një tjetër teori që hedh poshtë emrin e Elvanës dhe ngre emrin e një tjetër shqiptareje si përfaqësuese e këtij shteti; Inis Neziri. Faqja “Eurobooth” në Instagram shkruan se Inisi Neziri mund të jetë përfaqësuesja e San Marino në Eurovision.
“Pas shumë spekulimesh mbi Elvana Gjatën se dishte e zgjehdura që do përfaqësonte këtë shtet të vogël dhe pasi ajo konfirmoi se asnjëherë nuk e kanë pyetur për të përfaqësuar San Marinon, tashmë fituesja e festivalit “New Wave” ngre dyshime”.
Sipas tyre në një bisedë me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur mbi thashethemet nëse ajo do përfaqësojë San Marinon në Eurovizion dhe këngëtarja shqiptare u përgjigj me një emoji konfuzues.