INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mjeku i shpjegon Rudit e Mateos: Ja si bëhet seks i sigurtë…

Publikuar më: 11:37 17-02-2016

Rritja e numrit të të infektuarve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme jo vetëm në botë, por dhe në vendin tonë ka qënë në fokusin e bisedës në studio tek emisioni 3JAT në IN TV.

 Mjeku infeksionist pranë Shërbimit Infektiv, në QSUT, Gentian Stroni ka theksuar se nga puna e tij e përditëshme ka vënë re se numri i të prekurve nga këto sëmundje është rritur, por statistika të sakta nuk ka pasi shumë persona nuk i drejtohen spitaleve publike, që ata mbajnë evidenca, ndërsa ato private nuk raportojnë thuajse fare rastet në Institutin e Shëndetit Publik, dikaster ky që merret me mbledhen e plotë të të dhënave.

Sipas mjekut Stroni nga të dyja gjinitë ka pacientë dhe grupmoshat më të prekura janë ato të reja, pasi janë më shumë frekuentues të bareve të natës dhe mundësitë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të rastësishme e për pasojë të pambrojtura janë më të mëdha.

Në një kohë kur në botën e zhvilluar nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme ka më pak humbje jetësh, përfshi dhe HIV/AIDS, pasi ato po kthehen në të kurueshme apo si të gjitha sëmundjet e tjeta kronike, Mjeku Stroni thekson se nuk duhet shtuar frika, por kujdesi për të të kryer marrëdhënie të mbrojtura.

Infeksionisti thekson se pika më e vështirë në marrëdhëniet mes mjekëve, që merren me trajtimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme me pacientët është momenti kur iu duhet ti vizitojnë, pasi për të vendosur diagnozën për këto sëmundje e rëndësishme është të shohësh organet gjentitale dhe stigma e turpit është e pashmngshme.

Ndaj në këto kushte mjeku jep e një mesazh: “Së pari duhet ta shihni mjekun si njeri dhe së dyti dhe mjekët kanë të njëjtat organe në trup dhe s’duhet të kini turp!”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0051138401031494