INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, dokumenti sekret i Brukselit [FOTO]

Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, dokumenti sekret i Brukselit [FOTO]

Publikuar më: 08:18 26-05-2018

Ndërsa pritet që në qershor Brukseli të jap një përgjigje përfundimtare për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, agjencia maqedonase e lajmeve, Makfax, ka publikuar një dokument të Brukselit, në të cilën jepet opsioni i mos çeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Makfax thotë se pas këtij dokumenti negativ nuk qëndrojnë të gjitha shtetet, por ato që janë disi skeptik për çeljen e negociatave për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë muajin e ardhshëm.

Sërish sipas këtij drafti, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  duhet të realizohen përpara hapjes së  negociatave. 'Këshilli do t'i rikthehet Shqipërise në bazë të raportit të Komisionit, gjithmonë nëse reformat janë realizuar mjaftueshëm' nënvizohet në përfundimet e raportit të publikuar nga media maqedonase.

10.PNG

 

 

8.PNG

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994